Rrëfehet Vedat Muriqi: Goli i parë pas rikthimit dhe festimi me zemër
Pas një kohe të vështirë shkaku i lëndimit, Vedat Muriqi i vërtetë duket së është rikthyer.
Sulmuesi i Kosovës ishte vendimtar në ndeshjen e fundit të Mallorcas ndaj Rayo Vallecanos, të cilën e fituan me rezultatin 2:1.
Ai ishte autor i golit të dytë dhe të fitores, të cilin e realizoi në fundin e ndeshjes.
Muriqi së fundmi ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit spanjoll, që u titullua “Pirati është kthyer”.
Prizrenasi foli për rikthimin e tij nga lëndimi, ndeshjen e parë si titullar pas rikthimit, golin e parë gjithashtu, si dhe për festimin e tij pas golit, festim i cili ishte duke bërë formën e zemrës me duar.
“Kam luftuar pak. Unë kam luftuar në mënyrë që të shërohem siç duhet. Më duhej të isha i fortë mendërisht. Kështu e filluam lojën. Në fakt u ndjeva shumë mirë. Për të ndjerë tifozët këtu… dhe më parë, kur trajneri më tha se isha titullar, gjithçka që mund të mendoja ishte: ‘Do të shënojë para të gjithë tifozëve. Si do ta festojë?’. Të them të drejtën erdhi natyrshëm, sepse ishte momenti i fundit, shtytja e fundit dhe gol. Edhe goli i fitores gjithashtu. Është diçka që uroj për të gjithë lojtarët që kthehen nga një lëndim. Është një ndjenjë e pabesueshme”, tha fillimisht ai.
“Gjesti i zemrës ishte për gruan time. Ishte për gruan time sepse ajo nuk vjen shpesh në stadium të më shikojë me fëmijët. I thashë atë ditë që po filloja dhe ajo tha: ‘Do të vijë të të shoh atëherë. Unë do të vij të të shikojë dhe ti do të shënosh’. Dhe unë thashë: ‘Mirë, atëherë. Le te shpresojmë’. Pra kjo është arsyeja. Gjatë festimit m’u kujtua se ajo ishte këtu, kështu që e bëra atë për të. Pra, po, për të”, deklaroi Muriqi.
(Kosova Sot Online)