Lexoni edhe:
Franco Foda me shumë gjasë do të vijë me ekip të tij te Kombëtarja e Kosovës
Republika e Kosovës sot po e feston 16-vjetorin e pavarësisë, transmeton "Kosova Sot Online".
Me rastin e kësaj dite të veçantë, një mesazh urimi nuk ka munguar as nga ylli i futbollit, Granit Xhaka.
Franco Foda me shumë gjasë do të vijë me ekip të tij te Kombëtarja e KosovësLexoni edhe:
“Gëzuar Pavarësinë, Kosovës! Urime për këtë ditë të shënuar, një moment historik dhe krenar për të gjithë qytetarët e Kosovës. Le të jetë ky një vit i mbushur me paqe, progres dhe hapa të mëdhenj drejt përparimit dhe integrimit në arenën ndërkombëtare”, shkroi mesfushori i Bayer Leverkusenit. Në urimin e Xhakës nuk mungoi edhe flamuri i Kosovës, si dhe një zemër afër tij.
(Kosova Sot Online )