Rashica asiston në fitoren e Besiktasit
Besiktasi është rikthyer te fitorja në Superligën e Turqisë, pas barazimit me Kayserisporin javën e kaluar.
Skuadra e drejtuar nga Fernando Santos mposhti sonte Konyasporin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të.
Takimi u mbyll me rezultatin 2:0. Semih Kilicsoy (49′) dhe Cenk Tosun (71′) realizuan golat e fitores për vendasit.
Milot Rashica kontribuoi me asistim në këtë ndeshje, te goli i parë.
Reprezentuesi i Kosovës luajti për 81 minuta në këtë ndeshje.
Titullar ishte edhe Ernest Muçi, që luajti për 86 minuta.
Te mysafirët për 68 minuta qëndruan në fushë Sokol Cikalleshi dhe Valon Ethemi.
Besiktasi pas kësaj fitore ka 43 pikë dhe renditet i katërti në tabelë.
Konyaspori ndodhet në pozitën e parafundit (19) me 25 pikë.
(Kosova Sot Online)