Shakira vendos ta fal partneren e re të Piques
Pikë kthese në marrëdhënien mes Shakirës dhe Pique, pothuajse dy vite pas ndarjes së tyre, gjë që bëri të gjithë botën të fliste. Ylli i pop-it vendosi ta falte ish-partnerin e saj futbollist, duke lejuar Clara Chia Marti të jetonte me fëmijët e saj, Milan dhe Sasha, të cilët tani janë përkatësisht 11 dhe 9 vjeç.
Për momentin fëmijët jetojnë me nënën e tyre në Miami, por kur të kthehen në Spanjë, për të qenë me babain e tyre, do të mund të shoqërohen edhe me Clara.
Zgjedhja e Shakirës për ta pranuar më në fund studenten në atë që tashmë është bërë një familje e gjerë erdhi pas një konfrontimi të gjatë mes ish-mbrojtësit të Barcelonës dhe William Mebarak, babait të këngëtares.
Sipas burimeve pranë familjes, të raportuara nga mediat ndërkombëtare, babai i Shakirës i ka kërkuar ish-dhëndrit të bënte paqe me vajzën e tij për mirëqenien e fëmijëve.
Një kërkesë që çoi Pique dhe Shakira në një reflektim të gjatë dhe të rëndësishëm.
Kështu, ish-partnerët po përpiqen të përmirësojnë marrëdhënien e tyre dhe së fundi kanë shkëmbyer edhe urime të dashura për ditëlindjen (të cilën të dy e festojnë më 2 shkurt).
Duartrokitje nga fansat e kolumbianes, në këtë mënyrë Shakira ka treguar se është e gatshme të bëjë gjithçka për fëmijët e saj, madje duke lënë mënjanë dhimbjet e vjetra.
(Kosova Sot Online)