Manaj i pandalshëm, tjetër gol i tij në fitoren e Sivassporit
Pas barazimit me Hataysporin javën e kaluar, Sivasspori është rikthyer te fitorja në Superligën e Turqisë.
Sivasspori triumfoi sot me rezultatin 4:1 ndaj Pendiksporit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të.
As në këtë ndeshje nuk mungoi kontributi i Manajt për skuadrën e tij.
Sulmuesi shqiptar ishte autor i golit të tretë të ndeshjes, të shënuar në minutën e 69-të.
Për 27-vjeçarin ishte ky goli i tij i 14-të i këtij sezoni në elitën e futbollit turk.
Lushnjari ishte titullar dhe kompletoi një tjetër paraqitje të plotë me fanellën e Sivassporit. Ai numëron tani 23 parqitje në Superligën turke.
Sivasspori pas kësaj fitore ka 37 pikë dhe tani renditet i gjashti në tabelë.
(Kosova Sot Online)