Asllani bëhet protagonist me asistime, Interi fiton me lehtësi përballë Lecces

  • 26 February 2024 - 09:58
Asllani bëhet protagonist me asistime, Interi fiton me lehtësi përballë Lecces

Skuadra e Simone Inzaghit triumfoi 0-4 në “Via del Mare” përballë Lecces, duke u “arratisur” në krye.

Kristjan Asllani e nisi si titullar dhe bëri mirë në 55 minuta, duke dhuruar asistin e golit që zhbllokoi sfidën. Dygolësh i Lautaro Martinez, me kapitenin që ngjitet në kuotën e 101 golave në Serie A, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sulmuesi argjentinas kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë të kampionatit me 22 gola. Suksesi me “poker” u kompletua nga golat e Davide Fratessit dhe Stefan De Vrij.

79 minuta luajti Ylber Ramadani për skuadrën vendase, ndërkohë që u zëvendësua me Medon Berishën. Me kapitenin e Shqipërisë U21 që debutoi në elitën e futbollit italian.

(Kosova Sot Online )