
Lexoni edhe:
Klubet amerikane dhe ato saudite i turren futbollistit të famshëm
Një skandal i madh ka ndodhur në Paris të Francës. Pak muaj para fillimit të Lojërave Olimpike, është vjedhur një material i çmueshëm dhe mjaft i rëndësishëm, transmeton "Kosova Sot Online ".
Mediat franceze raportojnë se një çantë që e mbante një kompjuter dhe dy memorie USB, në të cilat përfshiheshin planet e sigurisë shtetërore për Olimpiadën e Parisit, u vodh në një tren në stacionin Gare du Nord në Paris.
Klubet amerikane dhe ato saudite i turren futbollistit të famshëmLexoni edhe:
Sipas mediumit britanik “The Guardian”, kjo çantë ishte në pronësi të një inxhinieri të Komunës së Parisit.
Inxhinieri në fjalë theksoi se pajisjet e tij përmbanin të dhënë të ndjeshme, posaçërisht planet e policisë për ta mbajtur rendin dhe sigurinë gjatë Lojërave Olimpike, të cilat në verën që vjen do të mbahen pikërisht në Paris.
Inxhinieri francez e kishte vendosur çantën në ndarjen e bagazhit mbi sediljen e tij. Policia rajonale po mundohet që ta zbulojë hajnin apo hajnat përmes kamerave të sigurisë.
(Kosova Sot Online )