Lexoni edhe:
Në prag të EURO 2024, simbolet shqiptare pushtojnë metronë në qytetin Dyseldorf
Boksierët kosovarë, vëllezërit Shpetim dhe Bashkim Bajoku, ushtruesi i detyrës së selektorit, Musli Zymberi si dhe Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, të enjten do të udhëtojnë në Busto Arsizio të Italisë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në prag të EURO 2024, simbolet shqiptare pushtojnë metronë në qytetin DyseldorfLexoni edhe:
E atje, ekipit do t’i bashkohet, boksierja Donjeta Sadiku dhe trajnerja Marjola Sallauka, të cilat janë në kamp në Asissi të Italisë. Boksierët e përzgjedhur do të marrin pjesë në turneun e parë kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024. Turneu kualifikues do të mbahet nga 2 deri më 11 mars në Busto Arsizio të Italisë.
(Kosova Sot Online )