Muriqi: Hapi i fundit për ta bërë një ëndërr realitet
Vedat Muriqi ndihet i lumtur me kualifikimin historik të Mallorcës në finale të Copa del Rey.
Ylli kosovar kontribuoi me gol në gjuajtjen e penalltive në duel me Real Sociedadin në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale.
Dy takimet përfunduan baras, 0:0 dhe 1:1 dhe kështu fituesin e përcaktuan 11 metërshat.
29 vjeçari po e shijon këtë moment dhe atmosferën e mrekullueshme të dhomës së zhveshjes, që u krijua pas lojës, e shfaqi edhe në Instastory mbrëmë.
E sot, përfaqësuesi kosovar e bëri një postim tjetër, përmes së cilit e tregoi disponimin e tij për kualifikimin në finale dhe synimin për ta fituar trofeun Copa del Rey.
“Ne nuk e mendojmë dhe nuk kemi frikë nga dështimi, gjëja e vetme për të cilën mendojmë është lavdia! Hapi i fundit për ta bërë realitet një ëndërr! Do ta arrijmë së bashku me ju!”, shkroi Muriqi në Instagram.
(Kosova Sot Online)