Ish-futbollisti i njohur i Man Utd, O’Shean merr drejtimin e Irlandës
Ish-futbollisti i njohur i Manchester United, John O’Shean e ka marr drejtimin e Kombëtares së Irlandës së Veriut.
Në fakt, O’Shea do të jetë trajner i përkohshëm, kështu ka njoftuar gjatë ditës së sotme Federata e Futbollit të atij vendi.
Së fundi, ai drejtoi skuadrën e Birminghamit. Më herët ka qenë asistent në Përfaqësuesen e Irlandës. Ka drejtuar po ashtu edhe Stoke Cityn dhe Readingun.
O’Shea si lojtar për kombëtaren e tij ka luajtur 118 ndeshje, ndërsa ka shënuar tri gola.
Karrierën më të bujshme si lojtar e ka te skuadra e Manchester Unitedit. Luajti nga viti 1999 deri në vitin 2011.
(Kosova Sot Online)