![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Napoli e mposht Sassuolon
![Napoli e mposht Sassuolon](/uploads/kosova-sot/images/2022/May/22/auto_NAPOLI1653224397.jpg)
Napoli është rikthyer te fitoret në Serie A pas tri ndeshjeve radhazi pa shijuar tri pikët.
Kampioni në fuqi i Italisë mposhti në udhëtim Sassuolon me rezultat 1:6 në ndeshjen e mbetur të javës së 21-të në elitën e futbollit italian.
Por, Napoli fillimisht ishte në disavantazh, kur Racic realizoi për 1:0 për Sassuolon në minutën e 17-të të ndeshjes.
Ndërsa, festivalin e golave për Napolin e hapi kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani
Qendërmbrojtësi realizoi në minutën e 29-të pas asistit nga Anguissa për të barazuar rezultatin në 1:1.
Në të 31 dhe 41, Osimhen shënoi dy herë dhe në të dy rastet u asistua nga Politano.
E sulmuesi Nigerian e kompletoi hat-trikun e tij në minutën e 47-të kur shënoi pas asistimit nga Kvaratskhelia.
E ky i fundit shënoi pas katër minutave për 1:5 dhe më të 75-tën për 1:6.
Me këtë fitore, Napoli tani ka 40 pikë në vendin e nëntë, tetë më pak se Bologna që mban pozitën e katërt dhe që është synimi i këtij edicioni për napolitanët.
Në anën tjetër, Sassuolo bie në vendin e 18-të me 20 pikë të grumbulluara.
(Kosova Sot Online)