
Pioli i prin listës së Napolit për trajnerin e ri

Napoli është në kërkim të një trajneri të ri për edicionin 2024/25.
Momentalisht, napolitanët i drejton trajneri i përkohshëm Francesco Calzona, i cili po e zëvendëson të larguarin Walter Mazzarrin.
E tash, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është në kërkim të një trajneri të ri dhe në listën e tij bën pjesë ai i Milanit, Stefano Pioli, si kandidati kryesor.
Pioli ka kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2025, por thuhet se do të largohet në fund të këtij edicioni.
Në anën tjetër, i pëlqyer për De Laurentiis është edhe Antonio Conte.
Edicionin e kaluar, Napoli u shpall kampion në Serie A, por këtë sezon nuk po kalon mirë, janë të nëntit me 37-të pikë.
(Kosova Sot Online)