
Rapidi fiton ndaj UTA Arad, Rrahmani shkëlqen me dy gola

Rapidi i Bukureshtit ka shënuar fitore 4:1 në shtëpi ndaj UTA Arad, në kuadër të javës së 28-të në Liga 1 të Rumanisë.
E më meritori për këtë fitore ishte pa dyshim sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani i cili shënoi dy gola në këtë takim.
Fillimisht, ai hapi llogarinë për vendasit në minutën e parë të ndeshjes.
Më pas, ishi i Ballkanit realizoi edhe në minutën e 82-të për rezultatin 3:1.
Me këtë fitore, Rapidi shkon në 51 pikë në vendin e dytë, shtatë më pak se FCSB që i prin renditjes tabelare.
(Kosova Sot Online)