Interi merr një lajm pozitiv, tre titullarët shumë afër rikthimit nga lëndimi

  • 01 March 2024 - 16:14
Interi merr një lajm pozitiv, tre titullarët shumë afër rikthimit nga lëndimi

Seanca e mëngjesit të sotëm (e premte) në terrenin stërvitor të Interit në Appiano Gentile dha një lajm të mirë për trajnerin Simone Inzaghi, i cili mund të mirëpresë rikthimin e shpejtë në grup të disa prej lojtarëve kryesorë të ekipit si Marcus Thuram, Hakan Calhanoglu dhe Francesco Acerbi. Sipas raportimeve nga Calciomercato.com, Thuram dhe Acerbi janë dy lojtarët e Interit më afër rikthimit në fushë. Megjithatë, Calhanoglu nuk është shumë larg tyre, transmeton "Kosova Sot Online ".

Siç qëndron situata, Thuram dhe Acerbi mund të kthehen në stërvitje në grup me pjesën tjetër të skuadrës së Nerazzurrëve të shtunën, e cila do të ishte dy ditë para ndeshjes së tyre të radhës në Serie A, kundër Genoas të hënën në mbrëmje. 

Ndeshja ndaj Genoas është objektivi i rikthimit në skuadër për Thuram dhe Acerbi, edhe pse kuptohet se nuk do të rrezikohet pa qenë nevoja.

Davide Frattesi gjithashtu duhet të jetë në dispozicion të Inzaghit për ndeshjen e së hënës mbrëma kundër ekipit Rossoblu pas frikës së tij të lëndimit të lehtë në ndeshjen e fundit kundër Atalantas.

Gjendja e Calhanoglu po përmirësohet gjithashtu sipas përditësimit të së premtes. Genoa do të jetë një ndeshje shumë herët për 30-vjeçarin, por nëse gjithçka shkon mirë, ai mund të jetë në linjë për t’u rikthyer për ndeshjen si mysafir kundër Bologna të shtunën e ardhshme.

(Kosova Sot Online )