Lexoni edhe:
Ngjarjet më interesante që do të ndodhin sot në Kosovë
Milani është rikthyer te fitorja në Serie A, pas barazimit me Atalantan e humbjes ndaj Monzas në dy xhirot paraprake, transmeton "Kosova Sot Online".
Në kuadër të javës së 27-të, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli triumfoi në udhëtim ndaj Lazios.
Përballja e luajtur mbrëmë në “Olimpico” përfundoi me rezultatin 0:1.
Ngjarjet më interesante që do të ndodhin sot në KosovëLexoni edhe:
Noah Okafor (88′) realizoi golin e fitores së “Rossonerëve”.
Vlen të theksohet se vendasit luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 57-të, kur nga loja u përjashtua Luca Pellegrini. Adam Marusic (90+5′) dhe Matteo Guendouzi (90+6′) u përjashtuan gjithashtu me të kuq te lacialët. Elseid Hysaj luajti nga minuta e 60-të në këtë takim. Milani pas kësaj fitore ka 56 pikë dhe renditet i treti në tabelë. Lazio është në pozitën e tetë me 40 pikë.
(Kosova Sot Online )