Lexoni edhe:
Kjo është skuadra me rekordin më negativ nga pesë ligat më të forta evropiane, pëson gola në çdo ndeshje
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll. Pas 45 minutave të parë, Ballkani është në epërsi 0:2 ndaj Dukagjinit në udhëtim,transmeton "Kosova Sot Online ".
Golat për suharekasit i shënuan Meriton Korenica dhe Nazmi Gripshi nga penalltia.
Ndërsa, në dy ndeshjet tjera, Feronikeli 74-Llapi dhe Fushë Kosova-Drita rezultati është i pandryshuar, 0:0.
Kujtojmë se Ballkani, Llapi dhe Drita janë skuadrat që po luftojnë për titullin e kampionit në elitën e futbollit kosovar.
(Kosova Sot Online )