Reali e rrit ofertën për yllin e Bayernit
Vazhdojnë “goditjet” dhe “mbrojtjet” mes Real Madridit dhe Bayern Munichut.
Qe një kohë, “Los Blancos” janë të interesuar për Alphonso Davies për ta përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes.
Trajneri Carlo Ancelotti shpesh është detyruar që ta zhvendos mesfushorin francez Eduardo Camavinga në mbrojtës të krahut.
E tash, trajneri italian e do një mbrojtës të majtë natyral dhe për këtë, “Merengues” ia kanë vënë syrin futbollistit austriak, i cili ka kontratë me bavarezët deri në qershor të vitit 2025, shkruan mediumi spanjoll “Cadena SER”.
Derisa lideri i La Ligës është i interesuar fort për ta transferuar në “Santiago Bernabeu” lojtarin, nga ana tjetër klubi nga “Allianz Arena” e ka ndërmend të nxjerr sa më shumë para që të jetë e mundur nga shitja e lojtarit, i cili ka kontratë veç edhe një vit e pak muaj me bavarezët.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, presidenti i Realit, Florentino Perez është i gatshëm ta rrisë ofertën e tij për lojtarin duke e çuar atë në 50 milionë euro, vetëm e vetëm për ta bindur Bayernin që t’ia shesin kartonin e tij.
Në këtë sezon, Davies i ka zhvilluar 19 ndeshje në Bundesligë dhe e ka shënuar një gol dhe i ka bërë tri asistime.
Në Ligën e Kampionëve i ka zhvilluar gjashtë ndeshje, kurse në Kupën e Gjermanisë i zhvilloi dy ndeshje dhe në Superkupën e Gjermanisë një.
Edhe dëshirë e lojtarit është ta provojë një eksperiencë të re dhe me këtë rast të përfundojë në klubin mbretëror spanjoll.
Në vend të tij, Bayerni duket se do t’ia mësyjë mbrojtësit të majtë francez të Milanit, Theo Hernandez.
(Kosova Sot Online)