Lexoni edhe:
Vetëdija e faktorit ndërkombëtar ka filluar të zgjohet, Serbia të ndëshkohet e mos të ledhatohet
Bayern Munichi siguroi kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Lazion në 1/8 e finales të kësaj gare, transmeton "Kosova Sot Online ".
“Bavarezët” triumfuan me rezultatin 3:0, duke përmbysur kështu rezultatin nga ndeshja e parë, që ishte fituar 1:0 nga lacialët.
Harry Kane shkëlqeu edhe një herë tjetër, duke shënuar dy gola në fitoren e gjigantit gjerman.
Ai regjistroi edhe një rekord, duke u bërë lojtar i parë britanik që shënon mbi 50 gola në garat e UEFA-s, njofton faqja e specializuar “Squawka”.
Kane gjithashtu është i vetmi lojtar që është përfshirë në 40 e më shumë gola nga shtatë ligat kryesore të Evropës, duke përfshirë edhe garat evropiane. Ylli anglez është i përfshirë në 41 gola deri tash.
(Kosova Sot Online )