Lexoni edhe:
Shqipëria ka obligime më të mëdha se ato që i ka NATO të sanksionuara në alinenë 5 të aktit themelues, të forcohet për mbrojtjen e të gjitha territoreve shqiptare
Thomas Tuchel do të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayern Munchen.Por trajneri dëshiron që ta bëjë një gjë të tillë si fitues i Ligës së Kampioneve dhe nuk e ka fshehur këtë ëndërr që ka duke folur për “Sky” pas kualifikimit të ekipit të tij në çerekfinalet e turneut përballë Lazios, transmeton "Kosova Sot Online".
“Kishim pritshmëri të mëdha, deshëm të kualifikohemi në çerekfinale.
Objektivi i parë ishte të shënonim gol dhe sot nuk e humbëm kurrë toruan, as përqendrimin. Minutë pas minute kemi gjetur gjithnjë e më mirë hapësirat, kemi gjetur golin në momentet e duhura dhe mendoj se fitorja ishte e merituar.
Fitorja e Champions? Skuadrat që arrijnë në çerekfinale e ndërrojnë të gjitha. Klubet, tifozët, edhe unë”, tha Tuchel.
(Kosova Sot Online )