Klopp është duke përjetuar sezonin e fundit në Liverpool
Jürgen Klopp është duke e kaluar dhe përjetuar sezonin e fundit në bankinën e Liverpoolit.
Trajneri gjerman e ka zyrtarizuar vendimin e tij që ta mbyllë aventurën me “Reds” në fund të këtij sezoni.
Kjo ka bërë që klubet e njohura evropiane t’ia vënë syrin 56 vjeçarit, të cilit duan t’ia besojnë pozitën e timonierit të ekipit.
Flitet se mbi të gjitha Bayern Munichu dhe Barcelona janë të interesuar për ta angazhuar ish-trajnerin e Borussia Dortmundit.
Mirëpo, Kloppin e duan edhe mediat, shkruan “Daily Mail”.
Gjithnjë sipas mediumit britanik, trajneri aktual i Liverpoolit i ka marrë dy oferta për të punuar në televizion gjatë Evropianit të këtij viti, i cili do të mbahet pikërisht në vendin e tij të lindjes – në Gjermani.
“ITV” dhe “BBC” duket se janë duke luftuar për ta angazhuar atë si opinionist.
Mbetet të shihet nëse Klopp do të jetë i interesuar, apo, në rast se po, se cila do të jetë preferenca e tij mes këtyre dy mediumeve.
(Kosova Sot Online)