Aksionarë të rinj për Milanin

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 20:20
Aksionarë të rinj për Milanin

Fondi arab PIF është gjithnjë e më pranë blerjes së një pjese të aksioneve të Milanit. Raportohet kështu në median italiane, që bën me dije se mes përfaqësuesve të fondit saudit dhe kompanisë RedBird që zotëron kuqezinjtë, janë kryer tashmë disa takime.

I radhës dhe ai më i rëndësishmi do të mbahet këtë fundjavë në Arabinë Saudite, ku përfaqësues të RedBird, përfshi edhe Gerry Cardinalen, do të fluturojnë për të ndjekur nga afër garën e dytë sezonale të Formulës 1.

Në agjendë është një takim i nivelit të lartë, për të diskutuar sërish mbi kuotën e aksioneve që PIF dëshiron të blejë nga klubi kuqezi dhe mbi mënyrën e menaxhimit në të ardhmen.

Paraprakisht bëhet me dije se palët janë duke negociuar për një hyrje të moderuar të fondit arab, me jo më shumë se 25% të aksioneve dhe me një angazhim për të kontribuar në ndërtimin e stadiumit të ri.

(Kosova Sot Online)