![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Bellingham favorit për ‘Topin e Artë’
![Bellingham favorit për ‘Topin e Artë’](/uploads/kosova-sot/images/2023/May/26/auto_Bellingham-3-1130x635_11685088464.jpg)
Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, ka regjistruar një statistikë mjaft të suksesshme (gola për gjuajtje) këtë sezon dhe kjo dëshmon se ai është një pretendent i vërtetë për “Topin e Artë”.
20-vjeçari po shijon një edicion të frytshëm deri tanni.
Anglezi aktualisht kryeson listën e golashënuesve në La Liga me 16 gola në 22 ndeshje.
Dhe totali i sezonit të tij është 20 gola dhe nëntë asistime në 30 ndeshje në të gjitha garat, një rezultat që do ta vendosë atë në garë për “Topin e Artë 2024”.
Për shumë njerëz, është vendosmëria e Bellinghamit përpara portës që e ndan atë nga pjesa tjetër.
Merrni për shembull rekordin e tij të jashtëzakonshëm ‘gola për gjuajtje’.
Bellinghamit i nevojiten mesatarisht vetëm 3.25 goditje për të shënuar, ndërsa bashkëlojtarët e tij te Real Madridi, Rodrgyo (9.25 gjuajtje) dhe Joselu (6.37) kanë luftuar për të gjetur rrjetën në krahasim me anglezin.
Mesfushori është gjithashtu në të njëjtin nivel me sulmuesin e Chelseat dhe Anglisë, Cole Palmer, me më shumë asistime dhe gola në pesë ligat më të mira të Evropës këtë sezon.
(Kosova Sot Online)