Lexoni edhe:
Rikthehet Liga e Evropës, Milani e Liverpooli do të zbresin në fushë sonte
Sulmuesi i Rapid Bukureshtit, Albion Rrahmani ka zbuluar një histori interesante nga fillimet e karrierës, kur vendosi ta lë futbollin, por ishte trajneri Faruk Statovci, i cili insistoi te babai i llapjanit dhe e riktheu në skuadër, për të bërë tani ylli që po shndrit në futbollin evropian, transmeton "Kosova Sot Online".
Albion Rrahmani është njëri nga emrat më të përfolur të futbollistëve shqiptar, pasi po shkëlqen në Rumani me Rapid Bukureshtin që nga transferimi i tij në verë te Ballkani. 23-vjeçari nga Podujeva ka shënuar 13 gola dhe tri asistime në 15 ndeshjet e zhvilluara në Superligën e Rumanisë, duke bërë që të gjithë të flasin për të dhe të bie në radarin e klubeve të njohura evropiane. Megjithatë, qendërsulmuesi ‘vrasës’ ishte shumë afër ta linte futbollin në moshën 19-vjeçare, pasi kërkonte të kishte një pagë më solide dhe mos ta obligonte babanë e tij për çdo shpenzim. Ishte koha kur Albioni luante te Minatori i Magurës në Ligën e Tretë dhe paga që i kishin ofruar ishte vetëm 100 euro, pagë e cila gati e shtyu të ‘pensionohej’.Por, ishte një trajneri i Minatorit, Faruk Statovic, i cili besonte në aftësitë e tij dhe insistoi ta kishte në ekip, duke e thirr babanë e Albionit, ish-futbollistin Driton Rrahmanin, me të cilin njihen pasi vijnë të dy nga qytetit i Podujevës dhe kanë luajtur së bashku në të kaluarën.
Është vet ylli i Rapid Bukureshtit që ka zbuluar se Statovci i kishte thënë babait të tij ta “sillte djalin pasi do t’ia shtonte edhe 50 euro nga xhepi i tij”.
“Unë e kisha vendos ta lë futbollin. Ishte shumë e dhimbshme për mua. Paga që më ofroi Minatori ishte 100 euro, kaq kishin mundësi”, ka thënë fillimisht Rrahmani për Radio Urban FM. “Pasi mungova në stërvitje, Faruk Statovci e ka thirr babanë tim në telefon duke i thënë ‘pse nuk po vjen djali’. Babi i ka tregu që paga ka qenë shumë e vogël. Ai i ka thënë “po i jap edhe 50 euro prej xhepit tim vetëm sille djalin””.
“E përshëndes shumë dhe e falënderoj trajnerin Faruk Statovci, pasi po të mos kishte qenë ai nuk do isha këtu. Këto suksese patjetër që janë edhe falë tij”, përfundoi sulmuesi i Kosovës.
Rikthehet Liga e Evropës, Milani e Liverpooli do të zbresin në fushë sonteLexoni edhe:
Ndryshe, Albioni shkëlqeu te Minatori dhe siguroi një kalim te Malisheva në Ligën e Parë, ku u bë golashënuesi kryesor i kampionatit, u emërua me pseudonimin “Lewandowski”, ndërsa më vonë u transferua te Ballkani, ku shkroi histori duke fituar dy herë titullin, duke shënuar shumë gola dhe u kualifikuar në garat evropiane.
Pas Ballkanit, 23-vjeçari u transferua në Rumani për 600 mijë euro dhe më pas fitoi ftesën nga Përfaqësuesja e Kosovës.
(Kosova Sot Online )