Daku e Muja nuk ftohen nga Shqipëria

  • 15 March 2024 - 12:53
Daku e Muja nuk ftohen nga Shqipëria

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy takime miqësore ndaj Kilit (22 mars) dhe Suedisë (25 mars). Përgatitjet për këto dy ndeshje do të nisin të hënë më 18 mars, teksa trajneri Silvinjo ka publikuar sot edhe listën me plot 26 lojtarë të grumbulluar.

Risi në këtë listë është emri i Arbër Hoxhës, i cili duket se e ka zgjedhur Shqipërinë.

Ndërsa, nuk janë ftuar në këtë grumbullim Mirlind Daku dhe Arbnor Muja, që kishin qenë në dy grumbullimet e fundit të fazë kualifikuese për Euro 2024. Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve do të jetë i plotë të hënën më datë 18 mars.

Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Parmës, aty ky më 22 mars do të luhet edhe ndeshja e parë miqësore ndaj Kilit në stadiumin “Ennio Tardini”, duke nisur nga ora 20:45.

Pas sfidës me Kilit, Kombëtarja do të luajë një tjetër përballje miqësore me Suedinë. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit në Suedi, në ora 19:00.

Image

(Kosova Sot Online )