
Pioli: Jemi në garë për trofeun e Europa League

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, dha një interviste për “Sky Sport”, pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Europës që skuadra e tij fitoi me shifrat 3-1 kundër Slavies së Pragës.
Ai u shpreh i lumtur që kuqezinjtë u kualifikuan për në çerekfinalet e kompeticionit.
“Ne e shfrytëzuam superioritetin numerik më mirë se në ndeshjen e parë. Nëse do të ishim 11 kundër 11, gjërat do ishin më të vështira. Ne jemi mirë, është një moment pozitiv, kemi 3 sulmues me kualitet.
Darkën me Ibran dhe Furlanin e vlerësova shumë. Ata më dhanë një dhuratë për 100 fitoret me Milanin.
Mendoj se niveli i futbollit italian në krahasim me ekipet e mëdha europiane është më i ulët. Kjo si pasojë e diferencave ekonomike.
Eliminimi i Interit ishte surprizë. Mendoj se nuk jemi shumë larg, por nëse vazhdojnë shpenzojnë në këtë mënyrë nuk është e lehtë”.
(Kosova Sot Online)