![](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/16/200x200_Ballkani-Llapi-1-780x439_11710578827.jpg)
Lexoni edhe:
Sot zhvillohet përballja vendimtare për vendin e parë në Suharekë mes Ballkanit dhe Llapit, Liria pret Malishevën
Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo ka zgjedhur favoritët e tij për të fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion.
Të premten u hodh shorti i Ligës së Kampionëve në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, me Arsenalin që ra në short me Bayern Munich dhe Manchester City me Real Madridin, transmeton "Kosova Sot Online".
Ana tjetër e shortit përmban ndeshje midis Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germain kundër Barcelonës.
Megjithatë, sipas legjendës portugez, Ronaldo, City është favoriti i tij për të fituar turneun, pavarësisht lidhjes së tij në Old Trafford.
Kur u pyet për të përmendur favoritët e tij për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon në janar, Ronaldo ishte i prerë në përgjigje.
“Manchester City ka një shans të mirë për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve. Favoritët? Man City, Real Madrid, Bayern Munich”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Mirror. Ylli portugez më pas vazhdoi të shprehte fjalë të mëdha për Cityn e Pep Guardiolës dhe vlerësoi triumfin e trefishtë historik të sezonit të kaluar.
(Kosova Sot Online )