![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Reagimi i fuqishëm i Federatës së Turqisë për dhunën në ndeshjen Trabzonspor – Fenerbahce: Paralajmëron dënime masive
![Reagimi i fuqishëm i Federatës së Turqisë për dhunën në ndeshjen Trabzonspor – Fenerbahce: Paralajmëron dënime masive](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/18/auto_Screenshot_4-29-780x4391710750119.png)
Pas ngjarjes së turpshme të ndodhur në takimin Trabzonspor – Fenerbahce ka ardhur edhe reagimi nga Federata e Futbollit të Turqisë (FFT), transmeton "Kosova Sot Online ".
Fenerbahce fitoi 2-3 në udhëtim derisa pas ndeshjes ndodhi një kaos i madh në fushë.Tifozët vendas vërshuan fushën duke sulmuar futbollistët mysafirë të cilët nuk qëndruan duarkryq, por edhe ata shpërndanë grushte e shqelma. Shumë futbollistë ka të lënduar, derisa Trabzonsporin e pret një dënim shumë i madh.Tani ka ardhur edhe reagimi nga FFT që e ka dënuar ngjarjen e ndodhur në Trabzonspor.
“Ajo që ndodhi në futboll, që është një lojë miqësie, paqeje dhe vëllazërie, nuk është kurrë e pranueshme”.
“Për të mos lejuar që këto incidente të përsëriten, askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim se pas përfundimit të hetimeve ndaj përgjegjësve të incidenteve do të zbatohen sanksionet e nevojshme penale, në mënyrë që këto incidente të mos përsëriten”, ka shkruar faqja zyrtare e FFT.
(Kosova Sot Online )