Franco Foda: Kam udhëtuar shumë në këto javë, jam takuar me futbollistët e Kombëtares

  • E.k /
  • 18 March 2024 - 12:51
Franco Foda: Kam udhëtuar shumë në këto javë, jam takuar me futbollistët e Kombëtares

Selektori i ri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, e ka mbajtur sot konferencën e parë për shtyp para ndeshjeve miqësore të marsit, kundër Armenisë dhe ndaj Rumanisë.

Trajneri gjerman zbuloi se në javët e fundit ka bërë shumë udhëtime për t’i përcjellë nga afër lojtarët, ndërsa tregoi se është takuar me disa prej tyre.

Ai foli edhe për stërvitjen e sotme, respektivisht për grumbullimin e parë të “Dardanëve” në vitin 2024.

“Në javët e fundit kemi udhëtuar shumë, i kemi shikuar lojtarët. Po ashtu, jam takuar personalisht me lojtarët, kishim shumë biseda të mira. Dhe, kemi kënaqësinë të fillojmë të punojmë me lojtarët dhe të luajmë në Armeni. Sot do të marrin pjesë 17 lojtarë në stërvitje, s’jemi ende të kompletuar pasi kanë pasur ndeshje në fundjavë. Ata janë të gatshëm”, deklaroi Foda. 

(Kosova Sot Online)