![Neymar flet për formën momentale dhe për të ardhmen e tij](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/26/200x200_neymar-brazil-v-uruguay-fifa-world-cup-quaifier-2021-2-600x360_11669471440.jpg)
Ja pse Infantino kërkon të merren masa
![Ja pse Infantino kërkon të merren masa](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/02/auto_infantino-600x360_11709371335.png)
Gjatë të dielës mbrëma, ka shpërthyer dhuna në elitën e futbollit turk, në ndeshjen mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes.
Si pasojë e kësaj, thuhet se dymbëdhjetë persona janë arrestuar.
Gjatë të dielës mbrëma, ka shpërthyer dhuna në elitën e futbollit turk, në ndeshjen mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes.
Si pasojë e kësaj, thuhet se dymbëdhjetë persona janë arrestuar.
Një turmë tifozësh hynë në fushë të dielën mbrëma në stadiumin e Trabzonspor pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes, ndërsa lojtarët e Fenerbahçes festuan fitoren.
Ultrasit kërcënuan dhe sulmuan lojtarët dhe trajnerin e skuadrës së Stambollit, ndërsa portieri i Fenerbahces, Dominik Livakovic u godit me grusht në fytyrë gjatë përplasjeve.
Në lidhje këtë ngjarje është deklaruar numri një i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili tha se dhuna në Superligën e Turqisë është e papranueshme.
“Dhuna e shfaqur pas ndeshjes mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes është absolutisht e papranuar. Në fushë apo jashtë saj, dhuna nuk ka vend në sportin tonë apo në shoqëri. Të gjithë lojtarët duhet të jenë të sigurt të luajnë lojën e tyre që sjell aq shumë kënaqësi te njerëzit në mbarë botën. Ftoj autoritetet relevante të sigurojnë që kjo të respektohet dhe që përgjegjësit e ngjarjes shokuese në Trabzon të marrin dënimet e merituara”, ka thënë Infantino përmes një komunikate.
(Kosova Sot Online)