
Lexoni edhe:
Rahoveci, gjysmëfinalisti i parë i Kupës
Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore në atdhe para ndeshjes miqësore me Armeninë.
“Dardanët” janë grumbulluar të hënën pasdite nën drejtimin e selektorit të ri, Franco Foda, ndërsa ushtruan edhe ditën e djeshme .
E Federata e Futbollit të Kosovës njofton se Verdhekaltrit do të ushtrojnë sot paradite nga ora 10:45 në Kampin Nacional në Hajvali, transmeton "Kosova Sot Online ".
Rahoveci, gjysmëfinalisti i parë i KupësLexoni edhe:
Ndërsa, në orët e pasdites, Vedat Muriqi me shokë do të udhëtojnë drejt Yerevanit, ku edhe do të ushtrojë para ndeshjes me armenët.
Kosova do të luajë me Armeninë në udhëtim më 22 mars, ndërsa pas katër ditësh, respektivisht më datën 26 të këtij muaji, “Dardanët” do të përballen me Hungarinë në Budapest.
Kjo do të jetë një mundësi e mirë për trajnerin e ri të Kosovës që t’i provojë lojtarët dhe t’ua shfaq atyre idenë dhe filozofinë e tij.
(Kosova Sot Online )