Të mërkurën nis Liga Unike, marrin pjesë katër ekipe nga Kosova e katër nga Shqipëria

  • 26 March 2024 - 09:38
Të mërkurën nis Liga Unike, marrin pjesë katër ekipe nga Kosova e katër nga Shqipëria

Nga 27 deri më 31 mars, të gjithë rrugët të qojnë në qytetin e bukur të Vlorës në Shqipëri, aty ku ky vend do të mirëpresë tetë skuadrat më të mira si nga Kosova, po ashtu edhe nga Shqipëria për Final 8 të Ligës Unike, transmeton "Kosova Sot Online ".

Katër ekipe nga Kosova e katër nga Shqipëria do të luftojnë deri në fund për trofeun e Ligës Unike.

Ky turne nis ditën e mërkurë me dy ndeshje. Nga ora 16:00. Trepça e pret ekipin e Kamzës

Po atë ditë, por nga ora 19:00, Tirana Neptun e pret Golden Eagle Yllin.

Të enjten në program janë edhe dy sfida. Peja takohet me Teutën nga ora 16:00, derisa tri orë më vonë, Besëlidhja-Sigal Prishtina .

Gjysmëfinalet zhvillohen ditën e premte. Nga ora 16:00 është gjysmëfinalja e parë mes fituesit të ndeshjes Peja-Teuta dhe atij mes Tirana Neptun-Golden Eagle Ylli.

Nga ora 19:00 zhvillohet gjysmëfinalja e dytë. Takohen fituesit e sfidave Trepça-Kamza dhe Besëlidhja-Sigal Prishtina.

E shtuna do të jetë pushim, derisa Liga Unike rikthehet të dielën.

Në ora 16:00 luhet ndeshja për vendin e tretë, ndërsa finalja e madhe nga ora 19:00.

Në stinorin e parë të organizimit, Ligën Unike e kishte fituar Ylli, ndërsa në të dytën Peja

(Kosova Sot Online )