Lexoni edhe:
Giroud afër largimit nga Milani, e vendos skuadrën e ardhshme
Nga sot deri më 31 mars, të gjithë rrugët të qojnë në qytetin e bukur të Vlorës në Shqipëri, aty ku ky vend do të mirëpresë tetë skuadrat më të mira si nga Kosova, po ashtu edhe nga Shqipëria për Final 8 të Ligës Unike, transmeton "Kosova Sot Online ".
Katër ekipe nga Kosova e katër nga Shqipëria do të luftojnë deri në fund për trofeun e Ligës Unike.
Giroud afër largimit nga Milani, e vendos skuadrën e ardhshmeLexoni edhe:
Sot na presin dy ndeshje. Perdja hapet me ndeshjen mes Trepçës e Kamzës, që nis nga ora 16:00.
Tri orë më vonë, Tirana Neptun e pret Golden Eagle Yllin.
Të enjten në program janë edhe dy sfida. Peja takohet me Teutën nga ora 16:00, derisa Besëlidhja e pret Sigal Prishtinën nga ora 19:00.
Gjysmëfinalet zhvillohen ditën e premte. Nga ora 16:00 është gjysmëfinalja e parë mes fituesit të ndeshjes Peja-Teuta dhe atij mes Tirana Neptun-Golden Eagle Ylli.
Nga ora 19:00 zhvillohet gjysmëfinalja e dytë. Takohen fituesit e sfidave Trepça-Kamza dhe Besëlidhja-Sigal Prishtina.
E shtuna do të jetë pushim, derisa Liga Unike rikthehet të dielën.
Në ora 16:00 luhet ndeshja për vendin e tretë, ndërsa finalja e madhe nga ora 19:00.
(Kosova Sot Online )