Lexoni edhe:
“Turp”, Abazi ankohet se që tri vjet s’ka mikrofon në Kuvend
Simone Inzaghi është afër vazhdimit të kontratës me skuadrën e Interit, që për të do të ishte rinovimi i tretë, transmeton "Kosova Sot Online".
Inzaghi është duke shkuar drejt titullit kampion me Interin, janë të parët në tabelë me 76 pikë, 14 më shumë se vendi i dytë.
“Turp”, Abazi ankohet se që tri vjet s’ka mikrofon në KuvendLexoni edhe:
E ky dominim i tyre, ka bërë që drejtuesit zi kaltër t’ia rinovojnë kontratën dhe kjo do të ndodh para përfundimit të sezonit. Kontrata aktuale e Inzaghit skadon në vitin 2025. Kësaj radhe synohet që kontrata të zgjatet deri në vitin 2027, duke treguar besimin e klubit mbi trajnerin që po bën mrekullisht shumë mirë me Interin. Gjithashtu drejtuesit e klubit do të rrisin pagën e tij nga 4.5, në 5.5 milionë euro në sezon. Interesim për trajnerin ka nga disa ekipe, sidomos atyre nga Premierliga.
(Kosova Sot Online )