![](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/04/200x200_skend1709542136.webp)
Lexoni edhe:
Lëvizja kombëtare e Deçanit një shtëpi e përbashkët e atdhetarizmit dardano-arbëror
Erling Haaland do të ndryshojë ambient në vitin 2025, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ky është lajmi i bujshëm që publikon “Mundo Deportivo”, që e jep të sigurt se norvegjezi do të transferohet te Barcelona. Edhe pse pjesa më e madhe e priste Haaland në Madrid, “Mundo Deportivo”, thekson se Barça do të rritet financiarisht vitin e ardhshëm dhe do të ketë mundësinë për të shpenzuar për një lojtar si 23-vjeçari. Në këtë formë, Barcelona do t’i kundërpërgjigjej Realit që është shumë pranë firmës me Kylian Mbappe, për të nisur kështu një tjetër rivalitet si ai i periudhës mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi.
Lëvizja kombëtare e Deçanit një shtëpi e përbashkët e atdhetarizmit dardano-arbërorLexoni edhe:
Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet ky lajm i merkatos me Manchester Cityn që nga ana e saj do të tentojë të rezistojë për një lojtar që ëshë shndërruar në një element thelbësor për lojën e Pep Guardiolës.
(Kosova Sot Online )