
Lexoni edhe:
Barazimi pa gola në Etihad, Arsenali ndërpreu një seri të pabesueshme të Manchester Cityt
Edon Zhegrova ka qenë fantastik të premtën mbrëma, ku Lille mori fitore të madhe në derbin rajonal ndaj Lens me rezultat 2-1, transmeton "Kosova sot Online ".
Sulmuesi dardan ishte i pandalshëm nga mbrojtja kundërshtare, pasi realizoi dy gola për t’i dhënë Lilles një tre pikësh të artë në garë për një vend që i dërgon ata në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.Sigurisht që paraqitja fantastike e Zhegrovës të premtën mbrëma është vlerësuar, pasi ylli dardan është futur edhe në formacionin e javës në Ligue 1 nga SofaScore. 25-vjeçari mori notën 8,2 në këtë sfidë, derisa është përfshirë në 11-shen më të mirë të javës.
Përveç reprezentuesit kosovar në formacionin e javës në Ligue 1 janë edhe Giggi Donnarumma, Gulbert, Oumu e Toure në defensivë.Sierro, Savanier, Vitinha dhe Andrey Golovin në mesfushë si dhe dyshja Dallinga dhe Balogun në repartin ofensivë.
(Kosova Sot Online )