Arsenali në epërsi të dyfishtë ndaj Lutonit
Pjesa e parë: Arsenali në epërsi të dyfishtë ndaj Lutonit
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Arsenalit dhe Lutonit, e vlefshme për javën e 31-të në Premierligë.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 2:0 për “Topçinjtë”.
Ishte Odegaard i cili realizoi pas 24 minutave lojë, pas asistit të Kai Havertz.
Kurse në minutën e 44-të, Hashioka shënoi autogol për 2:0.
Në rast fitoreje, Arsenali do të bëhej përkohësisht lider në elitën e futbollit anglez.
(Kosova Sot Online)