Barcelona heq dorë nga Amorim

  • S.A /
  • 05 April 2024 - 15:44
Barcelona heq dorë nga Amorim

Barcelona duket se ka hequr dorë nga interesimi për trajnerin, Ruben Amorim, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas mediave spanjolle, katalonasit ia kanë lënë pistën e hapur Liverpoolit, që gjithashtu është i interesuar për shërbimet e tij.

Liverpooli do të mbetet pa Jurgen Klopp në fund të sezonit dhe sipas të gjitha gjasave pasardhës i tij do të jetë Amorim. Në anën tjetër, Barcelona po ashtu do të mbetet pa trajner në fund të sezonit. Xavi Hernandez ka njoftuar se do të largohet nga klubi, teksa blaugranët kanë nisur tashmë kërkimet për zëvendësuesin e tij.

(Kosova Sot Online )