
Lexoni edhe:
Krimet e rënda serbe të luftës vetëm në Gjykatën Ndërkombëtare për ta nxjerr verdiktin meritor për kompensimin e dëmit material dhe moral
Sassuolo nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga përballja me Salernitanan, në kuadër të javës së 31-të në Serie A. Ndeshja e zhvilluar sonte në “Stadio Arechi” përfundoi me rezultatin 2:2.
Sassuolo e mbylli pjesën e parë me epërsi prej dy golave, falë një paraqitjeje të mirë të Nedim Bajramit.
Mesfushori shqiptar fillimisht asistoi te goli i Armand Lauriente (37′), kurse pas shtatë minutave realizoi gol.
Bajrami ishte titullar dhe luajti për 74 minuta. Te Sassuolo u aktivizua edhe Marash Kumbulla nga minuta e 69-të.
Megjithatë, vendasit ia dolën të sigurojnë një pikë në pjesën e dytë falë golave nga Antonio Candreva (52′ penallti) dhe Giulio Maggiore (90+1′).
Sassuolo mbetet në pozitën e parafundit (19) me 25 pikë, kurse Salernitana është e fundit me dhjetë pikë më pak.
(Kosova Sot Online )