Lexoni edhe:
“Final 4” i Ligës Ballkanike në Qipro: Prishtina përballet me Lovcenin, Peja me AEL-in
Karim Benzema nuk e ka përjashtuar mundësinë që të largohet nga Al-Ittihad pas përfundimit të sezonit.
Francezi dha edhe arsyetimin e tij në lidhje me formën e dobët që po kalon, duke pasë parasysh se nuk ka shënuar gol që nga muaji dhjetor, transmeton "Kosova Sot Online ".
“Nuk është e njëjta lojë, të njëjtët lojtarë këtu… prandaj nuk jam i njëjti Benzema i Real Madridit. Është viti im i parë këtu. Kam nevojë për ndihmë në fushë pasi nuk mund të fitojë ndeshje vetëm”, deklaroi ai.
“Final 4” i Ligës Ballkanike në Qipro: Prishtina përballet me Lovcenin, Peja me AEL-inLexoni edhe:
Benzema rreth të ardhmes tha se “do të shohim”, duke lënë të nënkuptohet se mund të ndryshojë ambient në verë.
“Ka shumë lajme, do të shohim se çfarë do të ndodhë… fokusi im është këtu dhe pastaj do të shohim”, tha 36-vjeçari.
Sipas asaj që ka shkruar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka “shans konkrete”, që Benzema të largohet në verë nga Al-Ittihad.
Fituesi i Topit të Artë me klubin saudit ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026
(Kosova Sot Online )