Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
I lidhur me kontratë deri në qershor të vitit 2027, Erling Haaland është lidhur shpesh me një kalim të mundshëm në Real Madrid, transmeton "Kosova Sot Online ".
Dhe, këto spekulime kanë bazë pasi, sipas informatave të siguruara nga mediumi spanjoll “AS”, përfaqësuesi norvegjez ka dashur t’ia lë një derë hapur transferimit në “Merengues përmes një klauzole të shkëputjes së saj, të vendosur plot 250 milionë euro, e e cila do të hynte në fuqi në verën e vitit 2025.
Sidoqoftë, mediumi spanjoll sqaron se për momentin klubi madrilen e sheh këtë transferim thuajse të pamundur duke e parë aspektin financiar, pasi në verën që vjen pritet ta transferojë Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germaini dhe do të harxhohet goxha shumë me rrogën e sulmuesit francez.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Ky duket se është një fat i madh për “Citizens”, të cilët e kanë shprehur dëshirën për t’ia vazhduar kontratën ish-futbollistit të Salzburgut dhe Borussia Dortmundit.
Haaland e ka ëndërr Real Madridin dhe do t’i pëlqente që një ditë të luajë atje.
Për këtë, përfaqësuesja e tij, Rafaela Pimenta dëshiron që të vendos klauzolë edhe në kontratën e re, për t’ia lënë prapë një derë hapur lojtarit që të transferohet në La Liga në të ardhmen.
23 vjeçari i ka zhvilluar 25 ndeshje dhe i ka shënuar 19 gola në Premierligë në këtë sezon deri tash.
(Kosova Sot Online )