
Pasi i theu rregullat e Premierligës Evertonit i hiqen dy pikë

Evertoni e ka pësuar një goditje të rëndë pasi iu hoqën pikët për shkak se i theu rregullat e Premierligës.
Klubit nga Liverpooli iu hoqën dy pikë pasi i theu rregullat e profitit dhe substanciale gjatë sezonit të kaluar, njofton BBC.
Kjo është hera e dytë që klubi i kaltër dënohet pasi paraprakisht i ishin hequr gjashtë pikë, por që pas ankesës së suksesshme i ishin zbritur në katër.
Ky dënim ia prish punët mjaft shumë Evertonit, i cili rrezikon të bie nga Premierliga pasi gjendet shumë afër zonës që çon në Championship.
(Kosova Sot Online)