Festa e tepruar pas derbit i kushton, dënohet Mancini i Romës

  • 10 April 2024 - 12:14
Festa e tepruar pas derbit i kushton, dënohet Mancini i Romës

Festa e tepruar pas fitores ndaj Lazios i ka kushtuar qendërmbrojtësit italian të Romës,  Gianluca Mancini, transmeton "Kosova Sot Online "

Goli në derbin ndaj Lazios i dha tri pikët Romës, megjithatë mbrojtësi verdhekuq Gianluca Mancini e teproi disi me festën poshtë tribunës së ultrasëve dhe kjo i kushtoi një gjobë 5 mijë euroshe. Kaq vendosi ta dënojë Gjykata Sportive në Itali mbrojtësin e Romës, i cili festoi duke mbajtur në dorë një flamur bardhekaltër, me një mi në qendër të tij, veprim ky që u cilësua ofendues si dhe një flamur që shkruante Anti Lazio.Vetë Mancini pranoi gabimin menjëherë pas ndeshjes, kur kërkoi edhe ndjesë publike, teksa theksoi se ishte përfshirë nga emocionet e fitores, pa pasur qëllim të ofendojë kundërshtarët.

Ndërkohë tifozët e Romës kanë nisur të mbledhin para për të paguar gjobën e Gjykat Sportive i ka vendosur Mancinit. Në fund të fundit, heroi i derbit e meriton diçka të tillë. Qendërmbrojtësi italian është një nga pikat referuese të skuadrës së Daniele De Rossit, teksa ai i shpëtoi një suspendimi me ndeshje. 

(Kosova Sot Online )