Gabimi i Ronaldos, i kërkoi falje ministrit të sportit saudit për goditjen me bërryl

  • 10 April 2024 - 14:04
Gabimi i Ronaldos, i kërkoi falje ministrit të sportit saudit për goditjen me bërryl

Në ditët e fundit Cristiano Ronaldo ka qenë në qendër të vëmendjes në Arabinë Saudite pasi e goditi me bërryl një lojtar kundërshtar të Al Hilal në Superkupën e këtij shteti, derisa ishte duke e rikthyer topin në lojë nga rivënia anësore, transmeton "Kosova Sot Online ".

Për këtë veprim, që ndodhi në minutat e fundit të lojës, ylli portugez u ndëshkua me karton të kuq dhe përfundoi jashtë fushës, ndërsa për një moment tentoi ta sulmonte fizikisht edhe referin, por që në këtë radhë u ndal.

Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit, Juventusit dhe Manchester Unitedit u suspendua me dy ndeshje dhe u gjobit me 5,000 euro.

Sipas mediumit “Arriyadiyah”, CR7 e ka telefonuar ministrin e sportit saudit, Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, të cilit i ka kërkuar falje për gjestin.

Nuk është hera e parë që ndodh që Ronaldo e humb kokën dhe më pas që e thërret ministrin që kur ka zbarkuar në Saudi Pro League.

Pak javë më parë ai ishte suspenduar për një tjetër gjest sportiv, në atë rast ndaj tifozëve kundërshtarë, të cilët paraprakisht e kishin provokuar duke e thirr emrin e Messit. 

(Kosova Sot Online )