Lexoni edhe:
I dyshuari për kontrabandë ngatërroi rrugën dhe përfundoi në përrua me rreth 4 tonë mish të bardh që vinte nga Serbia në Kosovë
Fundjava sjell javën e e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll. transmeton "Kosova Sot Online ".
Tre pretendentët për titull këtë xhiro do të kenë punë më të lehtë.
Ballkani përballet të shtunën më udhëtim me Feronikelin 74.
Suharekasit prijnë në renditjen tabelare me 56 pikë, dy më shumë se Llapi e Drita, ndërsa Feronikeli 74 aktualisht është në zonën e barazhit.
Drita do të ketë sfidën më të lehtë, ku takohet në shtëpi me ekipin e dorëzuar tashmë, Lirinë.
Të shtunën zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes Prishtinës dhe Gjilanit.
Pas fitores bindëse të gjilanasve ndaj Fushë Kosovës, ata i kanë ikur për një pozitë vendit të barazhit.
Në anën tjetër, Prishtina është në mes të tabelës me 49 pikë dhe fokusin do ta ketë te Kupa e Kosovës, ku është në gjysmëfinale.
Llapi të dielën udhëton në Klinë për t’u ndeshur me Dukagjinin, kurse Malisheva ballafaqohet me Fushë Kosovën. Malishevasit ende nuk janë dorëzuar për arritjen e tri pozitave të para. Aktualisht ata janë në pozitën e katërt me 49 pikë, pesë më pak se Llapi e Drita.
Të gjitha këto takime nisin nga ora 15:00
(Kosova Sot Online )