Lexoni edhe:
Man City, favorit për të nënshkruar me Musialan
Kylian Mbappe është kritikuar ashpër pas paraqitjes së tij në humbjen 3-2 të Paris Saint-Germain ndaj Barcelonës në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në Parc des Princes, transmeton "Kosova Sot Online"..
PSG-ja tani udhëton në Kataluni për ndeshjen e dytë çerekfinale të javës së ardhshme, ku i duhet një fitore për të ruajtur çdo shpresë për titullin evropian këtë sezon.
Man City, favorit për të nënshkruar me MusialanLexoni edhe:
Mbappe pritej të ishte katalizatori për PSG-në pasi Barcelona zbarkoi në Paris, por ai u ‘prangos’ nga mbrojtja e mysafirëve.Krahas dështimit për të shënuar, Mbappe pati vështirësi gjatë gjithë ndeshjes dhe PSG përballet me një detyrë të vështirë në ndeshjen kthyese në Barcelonë.
Ish-reprezentuesi francez dhe fituesi i Kupës së Botës, Christophe Dugarry, ka kritikuar ashpër performancën e Mbappes, përpara ndeshjes së kthimit.
“Ai tregoi më të keqen e futbollit dhe më të keqen e një lojtari të nivelit të lartë. Mund të humbasësh pasime, driblime dhe të kesh një ditë të keqe, por qëndrimi i tij ishte skandaloz, kishte mungesë respekti”, ka thënë Dugarry për RMC Sport. Komentet e Dugarryt vijnë si pjesë e narrativës më të gjerë që rrotullohet rreth Mbappes përpara fillimit të sezonit të ri, ndërsa ai përgatitet të lëvizë nga Parisi për t’iu bashkuar Real Madridit.
Nëse PSG eliminohet nga Liga e Kampionëve në ditët në vijim, kjo mund të sjellë potencialisht konfirmimin e transferimit të tij te Los Blancos.
(Kosova Sot Online )