Lexoni edhe:
Presioni i Fenerbahces jep fryt, turqit do të bëjnë ndryshimin e madh deri në fund të sezonit
Mbrojtësi i Lazios dhe Shqipërisë, Elseid Hysaj së bashku me vjehrrin e tij ishte protagonist i një episodi të pakëndshëm ku rrezikoi jetën, pasi vetura e tij papritmas mori flakë dhe u dogj e tëra.
Një veturë luksoze e markës Ferrari në vlerë prej 160 mijë euro mori flakë të dielën e kaluar.
Mbrojtësi shqiptar pati një rrezik të madh, i cili mund të kishte pasoja të mëdha, por përfundoi ‘pozitivisht’.
Gjatë vozitjes, makina ka marrë flakë papritmas, me dyert e bllokuara automatikisht, por Hysaj dhe vjehrri i tij ia dolën të çliroheshin, ku dëshmitare e skenës ishte gruaja e futbollistit të Lazios.
“Makina u përfshi papritur në flakë, për fat nuk u lënduam, i shpëtuam rrezikut”, ka thënë fillimisht Hysaj për Il Massaggero. Ylli i Lazios bëri denoncim pasi dyshohet se aksidenti mund të jetë për shkak të një defekti prodhues në makinë:
“Po, kështu është”, konfirmoi futbollisti shqiptar, i cili njihet si një koleksionist i supermakinave prej disa kohësh.
(Kosova Sot Online )