Lexoni edhe:
MPJ del me thirrje që të shmangen udhëtimet në Izrael dhe rajon
Adrien Rabiot do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, pasi do të mbetet lojtar i lirë më 30 qershor.
Mesfushori francez me shumë gjasa do të largohet nga Allianz Stadium, përkundër se drejtuesit e Zonjës së Vjetër po insistojnë ta mbajnë atë, transmeton "Kosova Sot Online".
MPJ del me thirrje që të shmangen udhëtimet në Izrael dhe rajonLexoni edhe:
Juventus po teton ta bindë me kontratë të re lojtarin, megjithatë ai ka oferta më të mëdha financiare në tavolinë dhe e ardhmja e tij është larg Serie A. Calciomercato ka raportuar se Rabiot do të largohet gjithsesi në fund të sezonit nga Zonja e Vjetër, derisa ka pesë klube janë duke kërkuar shërbimet e .
Arsenal, Manchester United dhe Newcastle United janë tre skuadrat angleze që duan transferimin e Rabiot. Në garë është futur edhe Bayern Munich me francezin që vlerësohet jashtëzakonisht shumë në Allianz Arena. Emri i klubit të pestë është ai i Galatasarayt, por duket e pabesueshme që Rabiot ta vazhdojë karrierën në Turqi përderisa ka oferta nga klubet e mëdha evropiane. 29-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 27 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, ku ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.
(Kosova Sot Online )