Lexoni edhe:
Rodri tha publikisht se ka nevojë për pushim, Guardiola merr vendimin për mesfushorin spanjoll
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet hapëse të javës së 29-të në Superligën e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".
Ballkani shkoi në pushimin mes pjesëve me epërsi minimale 0:1 ndaj Feronikelit ’74, me ndeshjen që po zhvillohet në Drenas.
Nazmi Gripshi (24′) shënoi nga penalltia për epërsinë e therandasve.
Me rezultat të njëjtë u mbyll edhe pjesa e parë në Gjilan, me Dritën që ka epërsi minimale ndaj Lirisë.
Meris Maliqi (8′) ishte autor i golit të gjilanasve.
Ndërsa, pjesa e parë në ndeshjen mes Prishtinës dhe Gjilanit është mbyllur baras dhe pa gola.
(Kosova Sot Online )