Lexoni edhe:
Drita me fitore komode ndaj Lirisë, vazhdon presionin për titull
Gjilani ka fituar si mysafir i Prishtinës me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 29-të të Superligës së Kosovës.
Pjesa e parë edhe pse solli raste, rrjetat heshtën, për t’ia lënë gjithçka pjesës së dytë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Kushtrim Shabani përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së Prishtinës duke shënuar me kokë nga afërsia për 1-0 në minutën e 57-të.
Drita me fitore komode ndaj Lirisë, vazhdon presionin për titullLexoni edhe:
Pas katër minutash, Prishtina arriti të barazojë rezultatin, kur Rilind Namani me një gjuajtje të saktë shënoi për 1-1.
Por Gjilani nuk u dorëzua dhe me një supergol të Qëndrim Ismjalit kaloi në epërsinë prej 2-1.
Krejt në kohën shtesë, Gjilani shënoi edhe njëherë për rezultatin përfundimtar 3-1.
Prishtina mbetet e pesta me 40 pikë, ndërsa Gjilani ka 33 pikë dhe mban vendin e shtatë.
(Kosova Sot Online )