![Neymar flet për formën momentale dhe për të ardhmen e tij](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/26/200x200_neymar-brazil-v-uruguay-fifa-world-cup-quaifier-2021-2-600x360_11669471440.jpg)
Kanë përfunduar ndeshjet e fundit të javës së 29-të në Superligën e Kosovës
![Kanë përfunduar ndeshjet e fundit të javës së 29-të në Superligën e Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/08/auto_Superliga-600x360_11709892935.png)
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të në Superligën e Kosovës.
Llapi bëri një hap prapa në garën për titull, pasi nuk ia doli të marrë më shumë se një pikë nga përballja me Dukagjini në “18 Qershori”.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 1:1. Leotrim Bekteshi kaloi fillimisht llapjanët në epërsi me një gol në fundin e pjesës së parë, teksa klinasit barazuan përmes Ardin Dallkut.
Llapi pas këtij barazimi ka 55 pikë në pozitën e tretë, dy më pak se Drita dhe katër më pak se lideri, Ballkani.
(Kosova Sot Online)